Zyrtarisht i paprekshëm, Manchester City e “blindon” Dias deri në 2027

schedule11:17 - 30 Gusht, 2021

schedule 11:17 - 30 Gusht, 2021

 

Manchester City ka “blinduar” mbrojtësin Ruben Dias. Portugezi 24-vjeçar, i cili u zgjodh mbrojtësi më i mirë në Europë sezonin e shkuar, ka pranuar ofertën e “Qytetarëve”.

Ai ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027 dhe qartësisht City tregon se Dias është i pashitshëm për ta.

Mbrojtësi u ble verën e shkuar nga Benfica për 68 milion euro dhe në sezonin e parë në Premier League tregoi cilësitë e një lideri në prapavijë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!