Mbi 1 milion njerëz pa energji elektrike për shkak të uraganit Ida, Biden shpall gjendje emergjence

schedule09:55 - 30 Gusht, 2021

schedule 09:55 - 30 Gusht, 2021

Më shumë se një milion njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Luiziana pasi uragani Ida goditi shtetin. Gjithsej 1,002,184 klientë të Kompanisë Elektrike të Luizianës ishin pa energji elektrike në orët e para të ditës së sotme, më 30 gusht.

Uragani Ida goditi Luizianën nga Gjiri i Meksikës dje, si një stuhi e fortë e kategorisë 4. Energjia elektrike u ndërpre mbrëmë në të gjithë zonën metropolitane të New Orleans.

Presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur gjendjen e katastrofës në këtë shtet dhe ka urdhëruar ndihmë federeale për të mbështetur përpjekjet për rehabilitimin e zonave të prekura nga uragani.

Ndihma do të përfshijë “donacione për strehim të përkohshëm ose riparime në shtëpitë e dëmtuara, hua me interes të ulët për të mbuluar pronën e pasiguruar dhe programe të tjera për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset të marrin veten nga fatkeqësia. m.v/abcnews.al