Një grua në Kaliforni ka shpëtuar djalin e saj 5 vjeçar nga sulmi i një pume. Djali ishte duke luajtur jashtë shtëpisë së tij në Calabasas, Santa Monica, në perëndim të Los Anxhelosit, kur u sulmua nga një puma, shkruan BBC
Puma tërhoqi zvarrë fëmijën por nëna vrapoi duke e goditur kafshën derisa më në fund shpëtoi të birin. Kafsha më pas u qëllua nga autoritetet. Djali pësoi lëndime në kokë por tani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, raportoi agjencia e lajmeve Associated Press.
Kapiteni Patrick Foy, një zëdhënës i departamentit të kafshëve të egra në Kaliforni, tha për AP se djali kishte shpëtuar falë nënës së tij. Pasi mbërriti në vendngjarje, autoritetet gjetën pumën e strukur në një shkurre.
Sulmet nga pumat janë shumë të rrallë në Amerikën e Veriut./abcnews.al