Edmond Hasanbelliu, presidenti i Teutës, pas ndeshjes me Vllazninë, për mediat ka deklaruar: “Pak a shumë e prisnim këtë fitore. Skuadra ka bërë ndeshje të mira, edhe pse u eliminuam nga kupat e Europës.
Mendova që do ta fitonim, pasi Vllaznia ishte skuadër në dukje e re. Ndaj prisja që të fitonim ne. Dua të falënderoj çunat, që bënë ndeshje të bukur dhe e merituan këtë trofe”.
“Ne e merituam kampionatin. Ata mund të mendojnë që jo… Ne kemi problemet tona, sot luanim me dy mbrojtës të rinj qendre. Kemi një sulmues që do të na vijë pasnesër, do ua japim mediave edhe emrin kur të mbyllet”.
“Objektivi është titulli kampion, dihet. Normalisht do jetë shumë e vështirë, pasi janë 7 skuadra pretendente. Ne do mundohemi të bëjmë maksimumin”. / abcnews.al