Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 978 raste të reja me COVID-19 dhe 24 persona kanë vdekur, të gjithë në kushte spitalore.
Institucionet shëndetësore në Shkup njoftojnë se janë bërë mbi 7400 teste. Shkupi, Tetova, Strumica, Kumanova, Gostivari dhe Kërçova kanë përsëri numrin më të lartë të të infektuarve të rinj.
Gjithsej 524 pacientë janë shëruar nga infektimi gjatë kësaj periudhe 24-orëshe. 14 127 raste janë akoma aktive në të gjithë vendin fqinj./ Abcnews.al