Një 25-vjeçar nga Lushnja ndërroi jetë si pasojë e plagëve që mori nga një aksident. Viktima është Ervin Kalia. Ish-zv/ kryeministri Erion Braçe, deputet i PS-së, ka postuar foton dhe një mesazh prekës për të 25-vjeçarin që ndërroi jetë, ndërsa ka një apel për të gjithë të rinjtë që të bëjnë kujdes dhe të mos lëvizin me shpejtësi në rrugë.
“Ervin Kalia ishte nje super djalë nga Cerma e Siperme! Vetem 25 vjec, 25 vjec! Ta nxirrja sot nga morgu pas nje jave lufte per jeten prej tij e mjekeve ne spital, ishte shume shume e dhimbshme!
Te takoja babain e tij, te afermit, shoket qe e prisnin aty per ta percjelle per here te fundit ne shtepine e tij ne Cerme, ishte akoma dhe me e dhimbshme; Ju ishte keputur nje pjese shpirti! Por jeta keshtu qenka! Tani duhet ta perballojme!
Kam nje lutje per cdo djale te ri, kudo ne Divjake e me tej; Kujdes ne rruge! Pak shpejtesi me shume nuk u con me shpejt atje ku doni te shkoni! Pak kujdes me shume ju mbron jeten, shendetin!
Cdo perdoruesi te rruges dua ti kerkoj me force te zbatoj rregullat e qarkullimit, kaq! Ervin gje prehje vella me Zotin prane! Babes, nenes e motres, te afermve e shokeve te tu, Zoti tu jape force te perballojne kete dhimbje pa fund” shkruan ai./ db/Abcnews.al