Pija e re virale që është publikuar kohët e fundit në Tik Tok është një limonadë e shijshme, ideale për nxehtësinë e ditës! Sidoqoftë, kjo nuk është një limonadë e thjeshtë, por një pije e shijshme kremoze që të kujton pak Pina Colada -n, në versionin e saj me limon.
Përbërësit:
3 gota akull
1/2 filxhan limona të shtrydhur
1/2 filxhan qumësht të ëmbël
2 gota ajkë të rrahur
Përgatitja:
Fillimisht hedhim kubat e akullit dhe më pas një nga një përbërësit tanë në një blender të fortë. Rrihni mirë që të përzjehen dhe rezultati është një pije kremoze me aromë limoni!
Shikoni videon:
@cnetdotcomWhipped lemonade is even better than it looks. Thank me later. #foodtok #whipplemonade #summer♬ original sound – CNET
/abcnews.al