Ernest Muçi risia e madhe, trajneri Reja zbulon listën e kombëtares

schedule12:28 - 28 Gusht, 2021

schedule 12:28 - 28 Gusht, 2021

Trajneri i Kombëtares, Edy Reja ka zbardhur listën e lojtarëve, që janë thirrur për t’u grumbulluar për tre ndeshjet e radhës eliminatore të Botërorit 2022 ndaj Polonise, Hungarisë dhe San Marinos.

Ernest Muçi është risia më e madhe në këtë grumbullim. Ish-talenti i Tiranës dhe Shqipërisë U21 e ka nisur mirë sezonin me Legia Warszaw në Poloni, duke shënuar dy gola dhe treguar cilësi të lartë dhe ka merituar thirrjen e parë në kombëtaren e madhe.

Enea Mihaj është rikthim në kombëtare. Mbrojtësi la pas dëmtimin rraskapitës në menisk dhe është kthyer po aq i fortë, duke u rikthyer edhe një herë në kombëtare. Ndërkohë, mungon Lenjani. Mesfushori ka pësuar dëmtim dhe nuk mund të ishte i gatshëm.

Lista e kombëtares për tre ndeshjet e radhës
Portierë:
Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Gentian Selmani.
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Albi Doka, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Ramen Çepele, Lorenc Trashi, Mario Mitaj, Erjon Hoxhallari.
Mesfushorë: Amir Abrashi, Klaus Gjasula, Enis Çokaj, Ylber Ramadani, Keidi Bare, Qazim Laçi, Odise Roshi, Endri Çekiçi.
Sulmues: Ernest Muçi, Bekim Balaj, Armando Broja, Sokol Cikalleshi, Rey Manaj, Myrto Uzuni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!