Sirhan Sirhan, 77 vjeçari refugjat palestinez, i dënuar 53 vite më pare do të lihet i lirë. Sihran nuk do të dalë menjëherë nga burgu: vendimi duhet të miratohet brenda 90 ditësh nga stafi i bordit dhe të firmoset nga guvernatori Gavin Newsom.
Kjo ishte hera e 16 që Sirhan dilte para komisionit kalifornian, por e para në të cilën prokuroria nuk është prezantuar për të këmbëngulur që ai të qëndrojë në qeli. Kjo sepse George Gascón, prokurori i ri i kontesë së Los Anxheles, ka rrëzuar rregullat sipas të cilave pala civile merrte pjesë në seancë.
Në vitin 1986, gjatë luftës në Vietnam, me qytetet amerikane në kaos pas vrasjes së Martin Luter King, fushata presidenciale e Bob Kennedy kishte ringjallur shpresën se një vend thellësisht i përçarë mund të bashkohej sërish.
Në 5 qershor, palestinezi që kishte marrë nënshtetësinë amerikane ndryshoj historinë duke qëlluar tetë herë mbi një grup mbështetësish të Bob Kennedy, në hotelin Ambasador në Los Anxheles.
Para gjykatës ai u shpreh se donte të dënonte personin që i kishte dhënë mbështetje Izraelit në luftën e 6 ditëve. Kennedy ato ditë sapo ishte konfirmuar si i preferuari në radhët e demokratëve për tu përballur në zgjedhje me Richard Nixon.
Por vdekja e tij përçau partinë, duke e bërë më të lehtë fitoren për Nixon. Për atë atentat ku mbetën të plagosur dhe pesë persona të tjerë, Sirhan u dënua me vdekje në vitin 1969, që më pas iu konvertua në burgim të përjetshëm me mundësinë e uljes së dënimit, pasi gjykata e lartë kaliforniane pezulloi përkohësisht dënimin me vdekje.
Në favor të lirimit të tij, përgjatë viteve u rreshtuan dhe njerëz të njohur, mes të cilëve dhe një prej personave që mbetën të plagosur. Ky i fundit u shpreh se ishin dy personat që qëlluan me armë në atë ditë. Një nga fëmijët e Bob Kenney kishte shkuar madje të takonte Sirhan në burg në vitin 2018./abcnews.al