Pas ikjes së Ronaldos, Juventusi është në kërkim të një sulmuesi për të shtuar konkurrencën dhe për të plotësuar organikën e skuadrës dhe zhvillimet e fundit janë pozitive.
Gazetari i njohur i merkatos, Romeo Agresti bën me dije se orët e fundit kanë qenë të frytshme në bisedimet me Everton për Moise Kean. Sulmuesi është kthyer nga huazimi te PSG, ku bëri mirë dhe tashmë mund të rikthehet te Juventusi.
Vetë ai ka dhënë miratimin për këtë lëvizje, ndërkohë që edhe Everton duket se po bindet. Për momentin po flitet për një huazim, ku mund të përfshihet edhe e drejta e blerjes. /abcnews.al