Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Priti dy avionë të tjerë, Rama: Mbërritën sot 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq

schedule08:15 - 28 Gusht, 2021

schedule 08:15 - 28 Gusht, 2021

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim ka pritur në orët e para të së shtunës edhe dy avionë të tjerë me refugjatë afganë.

Në një postim në Facebook, kryeministri shkruan se sot mbërritën 275 “të arratisur nga Afganistani fatkeq”. Me pamjet e pritjes nga Rinasi, kreu i qeverisë u uroi shqiptarëve fundjave të qetë.

EDI RAMA NË FACEBOOK

“MIRËMËNGJES PA U GDHIRË 
dhe nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre, ju uroj një fundjavë të qetë” /abcnews.al/
https://youtu.be/x7W2URo43Gg

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!