Turqia ka përfunduar operacionin për të tërhequr të gjithë trupat dhe civilët e saj nga Afganistani, njoftoi sonte presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Ne bëmë atë për të cilën ishim përgjegjës dhe që nga sonte, i gjithë stafi ynë është larguar”, tha Erdogan, i cili është në një vizitë zyrtare në Sarajevë. ” Vetëm një ekip i vogël teknik do të mbetet”, shtoi ai.
Presidenti turk vuri në dukje se nuk është e qartë çfarë lloj konflikti do të kenë talebanët me shtetin në Afganistan. ” Ajo që është e qartë është se kjo është një betejë midis organizatave terroriste, “ shtoi ai. m.v/abcnews.al