Dosja “Shullazi”, Prokuroria apelon vendimin

schedule16:20 - 3 Dhjetor, 2018

schedule 16:20 - 3 Dhjetor, 2018

Pas ankimimit të Emiliano Shullazit dhe katër të bashkëpandehurve kundër vendimit me 55 vite burg në total për ta në Apelin e Krimeve të Rënda ka “trokitur” edhe Prokuroria. Përfaqësuesit e organit të akuzës kanë kundështuar vendimin e 13 Nëntorit të Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për dosjen “Shullazi”.

Sipas burimeve, prokuroria kërkon prishjen e vendimit për rastet ku Shullazi apo të bashkëpandehurit fituan pafajësi për disa prej veprave penale. Në Shkallën e Parë të pesë të pandehurit u deklaruan fajtorë. Shullazi u deklarua i fajshëm për dy raste gjobëvëniesh dhe “grup të strukturuar kriminal”, por fitoi pafajësi për 5 vepra të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!