Pink humb të atin pas një beteje të gjatë me kancerin

schedule20:04 - 27 Gusht, 2021

schedule 20:04 - 27 Gusht, 2021

Pink ka humbur të atin pas një beteje të gjatë me kancerin. Jim Moore ndërroi jetë të enjten pas luftoi me kancerin e prostatës, sipas Page Six. Më pas ishte vetë ylli i muzikës pop që konfirmoi lajmin e trishtë nëpërmjet një postimi në Instagram.

Këngëtarja publikoi një foto ku shihej duke vallëzuar me të atin, shoqëruar me mbishkrimin: “Deri përgjithmonë”. Vetëm një ditë më parë, këngëtarja ndau një foto dhe Jim duke interpretuar një këngë që ai shkroi ndërsa shërbente në Vietnam.

/abcnews.al