Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vdes pas një sulmi në zemër ish-ministri grek

schedule16:28 - 27 Gusht, 2021

schedule 16:28 - 27 Gusht, 2021

Ish-ministri grek Akis Tsochatzopoulos është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare pasi ishte shtruar në spital. Ai ishte deputet dhe ministër i PASOK-ut për shumë vite, ndërsa ka mbajtur role të ndryshme në qeverinë greke prej vitit 1981 deri në 2004.

Në vitin 1996 ai kandidoi për postin e kryeministrit pas dorëheqjes së Andreas Papandreu. Në vitin 2012, ai u arrestua me akuzën e pastrimit të parave dhe në vitin 2013 u dënua me  vite burg.

Ndërsa në vitin 2018 ai u lirua nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore.



Babai i tij ishte nga Kostandinopoja dhe nëna e tij nga Janina.   Në vitin 1964 ai u martua me gjermanen Gudrun Moldenhauer, me të cilin kishte një vajzë dhe një djalë.

Në vitin 2004 ai u martua për herë të dytë me Vicky Stamati, së pari me një martesë civile në Selanik dhe më pas me një fetare në Paris. Nga kjo martesë ai u bë sërish baba i një djali. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!