Shqipëria priti grupin e parë të afganëve, ambasadorja suedeze: Ju jeni trima

schedule16:14 - 27 Gusht, 2021

schedule 16:14 - 27 Gusht, 2021

Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri Elsa Hastad ka falënderuar qeverinë shqiptare për pritjen e afganëve që u rrezikohet jeta nga ardhja e talebanëve në pushtet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, diplomatja suedeze thotë se Shqipëria veproi me solidaritet duke ndihmuar njerëzit në nevojë.

Ne kemi nevojë për trima sot aq sa kishim nevojë për diplomatin suedez Raoul Wallenberg.

Faleminderit Shqipëri që mori refugjatët e parë nga Afganistani këtë mëngjes. Faleminderit Shqipëri që veprove në solidaritet me njerëzit në nevojë. Sot është dita e Raoul Wallenberg, kur Suedia nderon guximin moral dhe humanizmin.

Diplomati suedez Raoul Wallenberg shpëtoi dhjetëra mijëra hebrenj nga Holokausti. Si Raoul, ju mund të bëni një ndryshim, të madh ose të vogël, përmes angazhimit dhe veprimeve tuaja” shkruan ambasadorja e Suedisë.

Sot në Shqipëri erdhi grupi i parë i afganëve nga rreth 4 mijë që do të zhvendosen në total në vendin tonë./ Abcnews.al