Njeriu më i gjatë në Shtetet e Bashkuara, Igor Vovkovinskiy ka vdekur në moshën 38-vjeçare.
I lindur në Ukrainë, ai ka ndërruar jetë nga sëmundjet e zemrës në klinikën Mayo në Rochester. Lajmin e hidhur e dha nëna e tij, Svetlana Vovkovinskiy, një infermiere në Mayo, përmes një postimi në “Facebook”.
Vovkovinskiy lindi si një fëmijë që kërkonte trajtim, pasi pati probleme me tumorin. Ai u bë njeriu më i gjatë në SHBA me 2 metra e 34.5 centimetra, kur ishte 27 vjeç dhe u shpall nga një gjykatës i rekordeve Guinness.
Vovkovinskiy u shfaq në “The Dr. Oz Show” dhe u thirr nga ish-presidenti Barack Obama gjatë një tubimi të fushatës në 2009, kur ky i fundit e vuri re pranë skenës i veshur me një bluzë që shkruante: “Mbështetësi më i madh i Obamës në botë”./abcnews.al