Ditë zyrtarizimesh te Kastrioti. Krutanët kanë nënshkruar me “xholin” e Partizanit, Eneid Kodra. I riu, i cili luan në qendër të mbrojtjes dhe si mesfushor shkatërrues, do të jetë një opsion për trajnerin Ramazan Ndreu këtë sezon në Superiore.
“Eneid Kodra është lojtari më i ri i Kastriotit. Drejtuesit e klubit dhe qendërmbrojtësi kanë gjetur akordin për bashkëpunim dhe lojtari 21 vjeçar është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit, duke u bërë zyrtarisht pjesë e Kastriotit.
Kodra vjen te Kastrioti nga ekipi i Partizanit, skuadër që ka luajtur për disa vite me radhë. KS Kastrioti i uron mirëseardhjen dhe një sezon sa më dinjitoz me fanellën tonë”, njofton Kastrioti. / abcnews.al