Partia e serbëve të Kosovës kundër Listës Serbe

schedule12:14 - 3 Dhjetor, 2018

schedule 12:14 - 3 Dhjetor, 2018

Aleksandër Jabllanovic, lider i partisë së serbëve të Kosovës, i kërkoi listës Serbe që në vend të protestave, të bindë partnerin në koalicionin qeverisës, kryeministrin Haradinaj që të anulojë taksën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Partia e Serbëve të Kosovës, e drejtuar nga Aleksandër Jabllanovic, kundërshtoi publikisht listën serbe e cila prej ditësh kundërshton vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave që futen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Në një deklaratë zyrtare të Partsë së Serbëve të Kosovës thuhet se kërkesa e Listës Serbe për largimin e taksës 100% për produktet serbe, po bëhet vetëm për të larguar vëmendjen e publikut nga arrestimi i të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanovic. Kjo parti dënon fuqishëm veprimin e Listës Serbe duke e cilësuar si fushatë reklamuese të kësaj partie dhe mentorëve të saj në Prishtinë e Beograd. Në kërkesën e tyre thuhej se Lista serbe nuk duhet të fshihet më pas popullit serb, dhe të mos detyrojë serbët në very të Kosovës që të protestojnë. Ata duhet të detyrojnë partnerin e koalicionit qeverisës, kryeministrin Haradinaj, të tërheqë vendimin për futjes në fuqi të taksës 100%”.

Lista Serbe u ngujua në hapësirat e Kuvendit të Kosovës duke kundërshtuar taksën prej 100%, dhe paralajmëruan se do të qëndronin aty, deri sa të takohen me komisionerin evropian Johannes Hahn. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!