Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministria e Jashtme e Hungarisë: Gruevski kërkoi azil në Shqipëri

schedule11:40 - 3 Dhjetor, 2018

schedule 11:40 - 3 Dhjetor, 2018

Sipas një deklarate për mediat të Ministrisë së Jashtme hungareze, ish-Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, fillimisht kërkoi azil në Shqipëri, nëpërmjet ambasadës hungareze në Tiranë.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka kërkuar azil përmes ambasadës së Hungarisë në Shqipëri përpara se të shkonte në Budapest. Lajmi është konfirmuar për Radio Evropa e Lirë nga ministria e Jashtme e Hungarisë, e cila pranon se ish-kreu i ekzekutivit maqedonas ka kërkuar ndihmën e ambasadës në Tiranë.

Kërkesa për azil politik nga Gruevski nuk është çështje politike, por ligjore dhe Hungaria po punon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira bilaterale me Maqedoninë dhe vazhdon ta mbështesë në rrugën e saj drejt BE, ka nënvizuar ministria e Jashtme të Hungarisë në deklaratën e saj për shtyp.

Kohët e fundit ka pasur shumë debate për këtë çështje, sidomos për mënyrën e depërtimit të Gruevskit nga Maqedonia në Hungari. Gruevski kaloi kufirin maqedonas me një pasaportë false dhe ka hyrë dhe ka dalë në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në 11 nëntor drejt Hungarisë. Ai kërkuoi azil politik, duke gjetur mbështetjen e kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Ai akuzohet në Maqedoni për shpërdorim detyre, për blerje votash dhe për blerjen e një automjeti të blinduar për 600 mijë euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!