Dirigjenti hungarez vaksinohet live teksa po drejtonte orkestrën

schedule20:03 - 26 Gusht, 2021

schedule 20:03 - 26 Gusht, 2021

Dirigjenti i një orkestre ka marrë vaksinën kundër Covid-19 teksa ishte në skenë, gjatë një koncerti në ambient të hapur në Budapest të Hungarisë.

Dirigjenti i Orkestrës së Festivalit në Budapest, Ivan Fischer ka bërë një veprim të tillë, në mënyrë që të sensibilizojë njerëzit për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.

Derisa me dorën e majtë mbante shkopin në dorë duke dirigjuar orkestrën për të luajtur instrumentet, mjeku ia dha dozën e tretë të vaksinës në krahun e djathtë. Veprimi i tij është duartrokitur nga të gjithë të pranishmit në koncert.

Hungaria aktualisht po kalon një fazë më të lehtë sa i përket rasteve të reja me Covid-19 në krahasim me pranverën. Por ka rënë niveli i vaksinimit dhe kjo ka bërë edhe artistin të jap këtë mesazh./abcnews.al