Takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiç pritet të mbahet në shtator

schedule19:52 - 26 Gusht, 2021

schedule 19:52 - 26 Gusht, 2021

I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se sot ka pasur takime dhe diskutime thelbësore me Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës, Besnik Bislimi.

Lajçak, për diskutime të njëjta nuk ftoi në takim homologun e Bislimit nga Serbia por zgjodhi drejtorin e së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq.

“Sot, kam pasur diskutime thelbësore të veçanta me Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me Drejtorin e zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviç, në lidhje me përgatitjet për takimin e ardhshëm të Dialogut në nivel Kryenegociatorësh në fillim të shtatorit”, ka thënë Lajçak në rrjetin social Twitter.

Takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç pritet të mbahet në shtator. Takimi i fundit mes tyre ishte në korrik të këtij viti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!