Zaev: S’ka pasur bisedime me Prishtinën për pakt të përbashkët kundër Serbisë

schedule10:24 - 3 Dhjetor, 2018

schedule 10:24 - 3 Dhjetor, 2018

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka reaguar në lidhje me deklaratat e zv/kryeministrit të Kosovës Enver Hoxhaj, se është arritur një marrëveshje kundër Sërbisë së bashku me Kroacinë, Kosovën dhe Malin e Zi. Zaev u shpreh se nuk ka ndodhur asgjë e tillë dhe ka mohuar çdo bisedë rreth kësaj teme. Ai bëri apel që Prishtina dhe Beogradi të ndërtojnë marrëdhëniet mes tyre nëpërmjet dialogut.

Kryeministri i Maqedonisë, këmbënguli se vendi i tij do të ndërtojë marrëdhënie të mira me vendet fqinje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!