Jurgen Çelhaka është lojtari më i ri i Legia Warszaw. Mesfushori ka zbarkuar sot në Poloni, ku do prezantohet së shpejti, teksa maratona e zyrtarizimit të tij ka nisur.
Është Ernest Muçi, që e pret Çelhakën në hyrje të stadiumit e më pas e shoqëron në muze e në pjesë të tjera të ambienteve, duke bërë të zotin e shtëpisë në njëfarë mënyre.
Në orët në vijim Legia pritet të zbulojë me zë dhe figurë Çelhakën, i cili më në fund bën hapin e madh në karrierë dhe bashkohet me një klub me shumë histori në futbollin europian. /abcnews.al
Witamy kolegę! ?? #DzieńTransferowy pic.twitter.com/wVGQhzeKRb
— Legia Warszawa ? (@LegiaWarszawa) August 26, 2021