“Kam njollosur familjen time”, tifozi pendohet për goditjen ndaj Payet (VIDEO)

schedule14:18 - 26 Gusht, 2021

schedule 14:18 - 26 Gusht, 2021

Dimitri Payet ishte strumbullari i atij sherri masiv dhe skandaloz në ndeshjen mes Nices dhe Marseille për Ligue 1. Mesfushorin e goditën me shishe dhe më pas ai ia ktheu tifozëve sendin e fortë, duke provokuar gjithë rrëmujën.

Shumë ultras të Nices zbritën në fushë dhe njëri prej tyre e goditi me shqelm Payet. Tifozi u arrestua menjëherë dhe pas gjykimit u ndëshkua me gjobë dhe detyrim paraqitje. Vetë ultrasi shfaqi pendesë, duke treguar se kishte tre ditë që nuk flinte për shkak të sjelljes jo të hijshme.

“Më vjen keq, më vjen turp, nuk kam fjetur për tre ditë dhe mendoj se do të pendohem për gjestin tim gjatë gjithë jetës, por edhe për faktin se kam njollosur emrin e prindërve të mi, të familjes sime”, tha tifozi i Nices. /abcnews.al

https://streamable.com/f2c4fl