Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Francë, përplasje mes bandave/ Nice, 2 të vdekur e 6 të plagosur. Krimi trondit qytetin

schedule19:13 - 11 Maj, 2026

schedule 19:13 - 11 Maj, 2026

Dy persona humbën jetën dhe të paktën 6 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri në qytetin Nice të Francës. Sipas asaj që raporton Le Parisien, ngjarja ndodhi në lagjen Moulins (mulëh), me dy persona që hapën zjarr nga automjeti i tyre dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Tre nga personat e plagosur raportohet se janë në gjendje kritike për jetën.

Autoritetet franceze po punojnë për kapjen e autorëve, ndërsa kryebashkiaku i qytetit reagoi menjëherë duke e quajtur sulmin e armatosur një ngjarje të tmerrshme.

Dyshimet paraprake janë për një përplasje të vazhdueshme mes grupeve kriminale të transportit të drogës. Në 4 ditët e fundit ka pasur çdo ditë të shtëna në qytetin e Nice, ndërsa të dielën një person mbeti i plagosur si pasojë e përplasjeve të armatosura mes bandave.



Riviera Franceze është kthyer në vitet e fundit në zonën kryesore të aktivitetit të bandave kriminale që merren me trafikimin e kokainës dhe drogave të tjera. Sipas autoriteteve franceze, bandat e trafikimit të drogave të ndryshme vlerësohet se fitojnë rreth 1,5 milionë euro në muaj falë aktivitetit të tyre kriminal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!