Moderatorja e njohur, Rudina Magjistari feston sot ditëlindjen. Ajo mbush plot 46-vjeçe dhe duket se ndodhet në periudhën më të bukur të jetës.
Në këtë ditë të veçantë, Rudina ka publikuar një foto kur ka qënë vetëm 4 vjeçe dhe krahas saj ka uruar të gjtihë ata që kanë lindur në të njejtën ditë më të.
“Në fakt, ndonjë foto që lajmëronte ditëlindjen time, e kam postuar gjithmonë pasi ka kaluar dita, mundësisht nuk do postoja fare, por më doli përpara syve rastësisht dje kjo vajza e vogël 4-vjeçare, duke pozuar e lumtur në një lulishte në kryeqytet dhe… Happy Birthday të gjithëve atyre, që kanë ditëlindjen sot!”, ka shkruar moderatorja.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Rudina është nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Mia. Ajo ka zgjedhur ta mbajë gjithmonë të fshehtë profilin e së bijës, duke publikuar në rrjetet sociale vetëm foto, në të cilat vogëlushja nuk identifikohet./abcnews.al
View this post on Instagram