Epidemiologu klinik Ilir Alimehmeti shprehet se vaksina mbetet vend të dytë edhe përballë variantit Delta, pasi e para sipas tij është natyra, që nuk të lë kurrë në baltë. E ndërsa sjell rastin e Izraelit, mjeku thotë se nga studimi ka rezultuar se në krahasim me dy doza Pfizer, imuniteti natyror ofron mbrojtje me të gjatë dhe më të fuqishme kundër infektimit, sëmundjes simptomatike dhe shtrimit në spital të shkaktuar nga varianti Delta i SARS-CoV-2. Gjithashtu, sipas tij individët e infektuar më parë dhe që morën një dozë të vetme vaksine përfituan mbrojtje shtesë kundër variantit Delta.
Postimi i plotë
“Vështro thellë brenda Natyrës dhe do të kuptosh çdo gjë më mirë.”