Braçe: Liria e plotë është një vaksinë larg, shembulli i një populli që u godit fort por nuk dëgjon budallain

schedule10:21 - 26 Gusht, 2021

schedule 10:21 - 26 Gusht, 2021

Një ditë pasi njoftoi largimin nga posti i zv/kryeministrit në fund të qeverisë “Rama 2”, Erion Braçe ka publikuar shembullin e Italisë e cila synon më shumë se gjysmën e popullsisë të vaksinuar deri në datë 30 shtator.

Braçe shprehet se ky është shembull i asaj se çfarë do të thotë të kesh prioritet shëndetin dhe konspiracionin. Ai shton se liria për t’u sëmurur është kudo, por liria e plotë është një vaksinë larg.

“60 milion banore, 48 milion nder ta-80%, te vaksinuar deri ne 30 SHTATOR! Ja cdo te thote te kesh prioritet shendetin jo konspiracionin!

Ushtria-ne krye te fushates se vaksinimit eshte nje gjeneral, qeveria, rajonet, shendetesia dhe nje popull qe u godit fort por qe beson tek shkenca, institucionet e nuk degjon budallain qe thote se po vdesin ata qe jane vaksinuar!

Dhe mendojeni; Kane patur dhe parti politike me peshe ne fushate kunder vaksinimit!Tani mendojeni per vete;

 Liria per tu semurur eshte kudo, ne cdo bar, restorant, festa te bere ne to,  ne cdo qender tregtare, kudo ku grumbullohen njerez; Liria ama, e plote dhe e shendetshme eshte nje vaksine larg! Cilen liri do ti?”, shkruan ai. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!