Roma po pëson shumë ndryshime që nga ardhja e Jose Mourinhos, me emërimin e të cilit është rritur edhe më shumë pritshmëria e tifozëve për ekipin.
Disa lojtarë janë në merkato dhe mund të largohen dhe një prej tyre është edhe Amadou Diawara. Mesfushori nga Guinea nuk është përshtatur me Romën dhe po shikohet nëse mund të shitet.
Mesa duket ka tifozë që e urrejnë 24-vjeçarin. Ditën e djeshme pas stërvitjes në Trigoria, një tifoz ka sulmuar verbalisht Diawara, duke i bërë thirrje të largohet dhe t’i lirojë vendin të tjerëve që mund të vijnë.
Diawara nuk ia ka përtuar. Ai ka dalë nga makina dhe ka pasur një debat shumë të ashpër ballë për ballë me tifozin, pa episode racizmi.
Pas disa minutash gjithçka është ftohur, me ndihmën edhe të tifozëve të tjerë që ndodheshin aty, të cilët i dolën në mbrojtje lojtarit. /abcnews.al