Cilët janë qytetet me infektimet më të mëdha në vend, Rakacolli: “Delta” po rrit rastet

schedule10:40 - 25 Gusht, 2021

schedule 10:40 - 25 Gusht, 2021

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë në një konferencë për media, ku ka njoftuar se vendi ynë po përballet me një rritje të madhe të rasteve të infektimit me covid-19.

Deri më tani, nuk është paralajmëruar për masa të reja, por sipas Mira Rakacollit rritja e infektimeve ka ardhur si pasojë e variantit “Delta”.

Rakacolli: Në lidhje me sëmundjen, Komiteti vlerësoi indikatorë me qëllim përcaktimin e masave. Sic është vënë re ka një rritje të numrit të rasteve, në spitale. Arsyeja kryesore është prania e virusit Delta. Në vend ka vijuar pa ndërprerje vaksinimi.

Ndërkohë Drejtoresha e ISHP Albana Fiço, ka thënë se Saranda, Himara  dhe Kopliku janë qytetet me rastet më të mëdha të infektimit. /abcnews.al/