Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet sot rreth orës 10.30. Detaje nga ato që do të komunikojë ky Komitet nuk dihen ende, por së fundmi është vënë re një rritje e dukshme e të infektuarve me koronavirus.
Po ashtu, një rritje të lehtë ka edhe numri i fataliteteve. Kapacitetet tek Infektivi janë drejt ezaurimit ndërsa ish-kirurgjia mund të kthehet sërish në spital Covid nëse do të jetë nevoja. Mjekët janë shprehur se pjesa më e madhe e të shtruarve tek Infektivi janë me variantin Delta, ndërsa nuk mungojnë as të vaksinuarit me dy doza.
Në 24 orët e kaluara patëm dyfishim të rasteve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë ka raportoi 800 raste të reja nga 5018 testime të kryera.
Po ashtu, si pasojë e Covid-19 e humbën jetën edhe dy qytetarë. Një 62-vjeçar nga Lezha dhe një 72-vjeçar nga Saranda. Numrin më të lartë të të infektuarve e ka Tirana. s.b/abcnews.al/