Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jahti me 11 persona në bord në Vlorë lëshon sinjalin SOS

schedule19:15 - 24 Gusht, 2021

schedule 19:15 - 24 Gusht, 2021

Një jaht me 11 persona në bord në Vlorë ka kërkuar ndihmë pasditen e sotme pasi është bllokuar në det. Burime bëjnë me dije për ABC në ndihmë të tyre ka shkuar policia kufitare si dhe roja bregdetare.

Mësohet se në jaht ka pasur pushues të cilët kishin shkuar për plazh në Gjirin e Gramës, ndërsa pas ndërhyrjes është bërë i mundur evakuimi i tyre.

“Sot rreth ores 18:00 inspektori ı ZMTD mori njoftim nga te afermit e nje mjeti lundrues me 11persona ne bord i cili ndodhej në afërsi të gjirit te Shën Janit ı cili kishte pësuar çarje te nje tubolari.



Nuk kishte rrezik prezent per njerzit ne bord, mjeti lundrues nuk kishte humbur hermecitetin dhe lundershmerine. Menjere Kapiteneria e Portit Vlorë njoftoi QNOD-ne dhe DRKM-ne Vlorë për situatën detare te krijuar.

Rreth ores 18:15 jane nisur ne drejtim te mjetit lundrues mjetet e DRKM-se Vlorë dhe mjetet e Delta Force ne rast rreziku për jeten e tyre. Ne oren 18:30 Mjeti lundrues i Delta Forc i ka shkuar në vendngjarje i ka mare njerzit ne bord dhe e ka shoqeruar mjetin lundrues pa problem per ne portin e Marines Orikum”, thuhet në njoftim. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!