Hugh Jackman ka postuar një fotografi të ëmbël teksa përqafon nënën e tij, duke zbuluar se kanë lënë pas keqkuptimet e së shkuarës. Aktori pati një fëmijëri të vështirë kur nëna e tij, Gracë McNeil e braktisi në Australi për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar.
Në foto, aktori shihej i qeshur pranë së ëmës, krah së cilës shkroi: “Mami”. Më parë, gjatë një interviste, aktori tha se largimi i nënës kishte qenë traumatike. Ai ishte vetëm 8 vjeç kur e ëma e la dhe u kthye në Angli në fund të viteve ’70 duke i lënë fëmijët me burrin e saj.

“Ishte traumatike,” tha Hugh, duke kujtuar fëmijërinë e tij të vështirë. “Mendova se ajo ndoshta do të kthehej.”Mbaj mend që ajo ishte në një peshqir rreth kokës dhe tha lamtumirë. Ndërsa shkova në shkollë, kur u ktheva, nuk kishte askush atje në shtëpi.”, tha aktori.

/abcnews.al


