Babai i Beyonce, Mathew Knowles ka hedhur poshtë spekuliumet se grupi “Destiny’s Child” do të ribashkohet. Shkak i këtyre thashethemeve ishte një logo e re që u shfaq në faqen e grupit të përbërë nga Beyonce, Kelly Rowland dhe Michelle Williams.
Sidoqoftë, Mathew, i cili mbetet menaxher i Destiny’s Child është shprehur se nuk ka asnjë plan për një ribashkim të treshes së artisteve. Përgjatë viteve, grupi lëshoi pesë albume para se të shpërbëhej pas një koncerti lamtumire në vitin 2006.
Destiny’s Child së fundmi performoi së bashku në festivalin muzikor Coachella në 2018. Përsa i përket Beyonces, albumi më i fundit ishte ai vizual me titull “Black Is King”, ndërsa ka premtuar projekte të reja për të cilat ka punuar gjatë pandemisë. /abcnews.al