Përcolli vajzën për në banesën e fundit, flet babai i Marigonës: Dashtë Zoti kjo të jetë e fundit

schedule15:52 - 24 Gusht, 2021

schedule 15:52 - 24 Gusht, 2021

Babai i 18-vjeçares së vrarë në Ferizaj ka folur shkurt për mediat pasi përcolli për në banesën e fundit vajzën e tij. I tronditur nga ngjarja që shokoi gjithë vendin, babai i vajzës së ndjerë ka uruar që më të mos ndodhin tragjedi të tilla.

 “Jemi të kënaqur me policinë e Ferizaj, që e kanë dhënë maksimumin që edhe kanë bërë arrestimet, dhashtë Zoti që kjo te jetë e fundit, jo ndaj vajzës sime por në përgjithësi që mos të na ndodhin më këto raste tragjike”, u shpreh ai, transmeton Gazeta Express.

Sot iu dha lamtumira e fundit Marigona Osmanit e cila u përcoll në në varrezat e qytetit të Ferizajt. E reja u vra të dielën në banesën e partnerit të saj. Pas dy ditësh në arrati, policia ka arrestuar sot edhe të dyshuarin kryesor Dardan Krivaqa, ndërsa për Arbër Sejdiun gjykata ka caktuar një muaj paraburgim.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj,  sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).” /abcnews.al/