Është dhënë masa “arrest me burg” Real Luli efektivin 27-vjeçar të forcave RENEA, i cili akuzohet si kreu i një grupi që merreshin me shpërndarje së drogës në Tiranë, grup i cili u goditi disa ditë më parë nga policia.
Po ashtu edhe Gevi Spahia e Jurgen Luli, tw arrestuar bashkw me Real Lulin, janë lënë në arrest me burg.
Grupi u godit disa ditë më parë gjatë një operacion të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave dhe Prokurorisë së Tiranës.
Nga kontrolli grupit të të arrestuarve iu kapën sasi kokaine, kanabisi të ambalazhuar, “ekstazy”, fara kanabisi, 7 peshore dhe materiale që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike, 11,890 euro, 3 armë zjarri të llojit pistoletë të markave BRUNI e GLOCK, fishekë, 1 automjet tip Benz, 7 aparate celularë./abcnews.al/


