Vrasja e 18-vjeçares, protestuesit në Ferizaj lyejnë me ngjyrë të kuqe policët

schedule13:17 - 24 Gusht, 2021

schedule 13:17 - 24 Gusht, 2021

Disa qytetarë e aktivistë janë mbledhur sot para stacionit policor në Ferizaj për të protestuar ndaj neglizhencës së institucioneve karshi rasteve të dhunës dhe vrasjeve ndaj grave. Gjatë protestës, disa nga pjesëmarrësit u hodhën ngjyrë të kuqe policëve që po kujdeseshin për sigurinë në hyrjen e oborrit të stacionit policor, raporton Gazeta Express.

Pas Policisë, protestuesit janë nisur drejt objektit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Protesta vjen pas vrasjes makabre të një 18-vjeçareje në Ferizaj. Ajo u dërgua dhe u la e vdekur në emergjencën e Ferizajt të dielën. Atje e çuan dy persona, bashkëshorti i saj dhe një tjetër. Ndërkohë, në pranga është vënë i dyshuari kryesor për vrasjen Dardan Krivaqa. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!