Breshëri drejt lokalit, klientët shtrihen në tokë, një i vdekur dhe disa të plagosur në Lushnje

schedule22:35 - 23 Gusht, 2021

schedule 22:35 - 23 Gusht, 2021

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Lushnjes. Drejtori i Spitalit të Lushnjes Perin Vogli ka konfirmuar se një person ka mbetur i vdekur dhe pesë  të tjerë janë plagosur.

Abcnews.al mëson se viktima është pronari i lokalit, Bledar Muça. Bëhet me dije se është qëlluar nga një automjet tip Golf me ngjyrë të zezë në drejtim të lokalit.

Në  momentin e të shtënave në lokal ka pasur shumë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët janë shtrirë përtokë për t’u shpëtuar plumbave.

Nuk dihet nëse shënjestra e këtij atentati të ketë qenë viktima. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë nuk dihen ende rrethanat. g.v/abcnews.al