Një aksident raportohet të ketë ndodhur në aksin Milot-Morinë mbrëmjen e sotme. Burime nga policia bëjnë me dije se automjeti me drejtues shtetasin K.Ll., 31 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasi G.R., 23 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar shoferi 23-vjeçar si dhe dhe pasagjeri në këtë mjet shtetasi E.R., 34 vjeç. Të lënduarit ajnë transportuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.
“Në aktin rrugor Milot-Morinë, automjeti me drejtues shtetasin K.Ll., 31 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasi G.R., 23 vjeç, ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi G.R., dhe pasagjeri në këtë mjet shtetasi E.R., 34 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor, pa probleme për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë. g.v/abcnews.al