Vajza 3-vjeçare e Kylie Jenner dhe Travis Scott, Stormi Webster, është e lumtur që do të jetë një motër e madhe. Pak ditë më parë, mediat e huaja raportuan se miliarderja dhe partneri janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Së fundmi, një burim është shprehur se Stormi është shumë e emocionuar që do të ketë një vëlla ose motër të vogël.
“Stormi është plotësisht e vetëdijshme se do të vijë një fëmijë dhe është shumë e emocionuar. Ajo gjithmonë bën pyetje dhe dëshiron të prekë barkun e Kylie, është vërtet bukur. Kylie gjithmonë donte t’i jepte Stormit një vëlla ose motër.”, tha një burim pranë Jenner.
Ndërkohë ylli i “Keeping Up With the Kardashians” është e rrethuar nga familja e saj teksa po përjeton amësinë edhe një herë. “Të gjithë në familje janë kaq të ngazëllyer. Dhe të gjithë ata po e ndihmojnë Kylie të përgatitet.” tha burimi për E! News. /abcnews.al