Marina Vjollca ka konfirmuar zërat që kanë qarkulluar kohët e fundit se është shtatzënë, me disa foto të ëmbla që ka ndarë në rrjete sociale. Bukuroshja e ekranit dhe Getoar Selimi së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Moderatorja e njohur ka pozuar me barkun e rrumbullakosur ndërsa ka shkruar: “Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”. Ndërkohë, Marina nuk ka konfirmuar nëse do të sjellë në jetë një vajzë, ashtu siç është përfolur. Urimet nga miqtë dhe fansat kanë qenë të shumta. /abcnews.al