37 vite më parë, a është ky goli më i bukur që nuk u shënua kurrë?!

schedule18:20 - 23 Gusht, 2021

schedule 18:20 - 23 Gusht, 2021

Messi e Maradona ia kanë dalë të driblojnë këdo e të shënojnë gol, ndërsa në Gjermani është regjistruar “goli më i bukur që nuk u shënua kurrë”.

Bëhet fjalë për një ndeshje të vitit 1983 në kampionatin gjerman dhe protagonist ishte Hans-Günter Bruns.

Lojtari i Borussia M’Gladbach bëri më shumë se 100 metra sprint, pasoi vetëm një herë dhe më pas gjuajtja e tij u devijua nga të dyja shtyllat dhe u ndal nga portieri.

Mund të kishte qenë ndër golat më të bukur në historinë e futbollit, por pavarësisht se nuk e kaloi rrjetën ende mbahet mend. /abcnews.al