Zv/kryeministri Erion Braçe ka publikuar foto nga puna për shtrimin e rrugës në Gungas të Divjakës. Braçe thotë se kjo zonë nuk pati asnjë centimetër asfalt në kohën kur qeverisnin demokratët. Ai shprehet se PS ka vetëm punë dhe jo “llogje”.
“Puna vlen! Veprat mbeten! Denglat harrohen shpejt! Në Gungas, njësia Gradishtë, Divjakë; Urbanizim dhe një unazë që përshkon gjithë fshatin. Jo prej kur unë u zgjodha aty, por sa kohë ka Gungasi fshat në njësinë Gradishtë, kurrë nuk e pati një centimetër asfalt, kurrë!
Erdhi e iku rregjimi ne 1990, erdhen e iken qeverite, komunat, bashkite, deputetet ne 30 vite, erdhi, dogji, shkaterroi, vodhi dhe iku PDja, LSIja, Salhiu e gjithe soji i tij, per Gungasin nuk pati kurre investim!
Po ja dalin ta bejme ne, kjo Qeveri-permes FSHZH, kjo bashki etj. Sepse ne Punen kemi, llogjet i kane keta gojtaret e gojtaret!
VO: tani ftoj dy Euqenet, keshilltarin leqendar te partise qe ka ardhur te modernizoj me injorancen e tij epike Myzeqene, Dordomuzin e tyre te merren me asfaltin, punen, veprat! Jepini! Shani e mallkoni ne lartesine e partise suaj”, shkruan ai. m.v/abcnews.al