Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut është 10380, prej të cilëve mbi gjysma apo 5562 janë regjistruar vetëm në pesë ditët e fundit, shkruan “Ina”.
Një e treta e rasteve aktive janë vetëm në tre qytete – Shkup, Tetovë dhe Gostivar. Spitalet në Tetovë dhe Gostivar janë të ngarkuara, ndërsa secili pacient që i nevojitet vend spitalor dërgohet në Shkup.
Kapacitetet spitalore janë pjesërisht të ngarkuara edhe në Kërçovë dhe Strugë.
Qytetarët duhet të dinë se derisa të gjithë nuk vaksinohen, kjo nuk do të ndërpritet dhe ky është shpëtimi i vetëm, tha ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe dhe u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen, duke përsëritur se vaksina ka nga të gjitha llojet dhe në sasi të mjaftueshme./ Abcnews.al