Prokuroria e Kavajës urdhër-arreste për 11 zyrtarë e ish-zyrtarë

schedule16:32 - 14 Nëntor, 2017

schedule 16:32 - 14 Nëntor, 2017

8 persona janë arrestuar në Kavajë dhe 3 të tjerë janë ende në kërkim, të akuzuar për tjetërsim pronash. Mes këtyre të fundit është edhe nën prefekti aktual i Tiranës, Fatos Kaja.
Prokuroria e Kavajës ka urdheruar arrestimin e 11 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve lokalë në Kavajë, të dyshuar se kanë tjetërsuar 36 hektarë pronë publike në bregdet, në zonën e Spillesë. Ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës Seid Cikalleshi, i shpallur në kërkim, në bashkëpunim me disa zyrtarë të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”. Në bazë të ligjit “Për tokën”,- sqaron prokuroria-, toka ranishte nuk ishte pjesë e fondit të ndarjes së tokave. Më pas, këtë tokë ua kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat kanë pasur qëllim tjetërsimin e menjëhershëm të saj, nëpërmjet shitjes.
Hetimi ka nisur në korrik të 2017-s, duke e vendosur nën sekuestro sipërfaqen e ranishtes, për të penguar përkeqësimin e situatës në terren.

Të akuzuarit e Prokurorisë Kavajë:

1. Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë
2. Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë
3. Andi Gjeci, jurist, ZVRPP, Kavajë
4. Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë (aktualisht, nënprefekt i qarkut Tiranë)
5. Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë
6. Nezir Lecini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë
7. Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë
8. Enver Duqi, ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Kavajë
9. Altin Çoba, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë
10. Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh, Kavajë
11. Dashnor Çullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!