Loredana hedh kunja publikisht për Mozzik: S’kam nevojë për një mashkull me para

schedule15:15 - 23 Gusht, 2021

schedule 15:15 - 23 Gusht, 2021

Ndarja e Mozzikut dhe Loredanës, pak kohë pas ribashkimit është kthyer tashmë prej disa ditësh në qendër të mediave rozë.

Çifti jo vetëm që kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, por edhe kanë hedhur thumba përmes postimeve.

Ka qenë Loredana, që ka shpërndarë një postim në Instastory, ku thuhet se nuk kërkon një burrë të pasur, por dikë që i kushton vëmendje dhe kohë.

“S’kam pasur kurrë nevojë për një mashkull me para sepse gjithçka që dua është koha, vëmendja dhe përpjekja”, ka shkruar rep-artistja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!