Taksa për produktet serbe, Hahn të hënën në Kosovë

schedule23:01 - 30 Nëntor, 2018

schedule 23:01 - 30 Nëntor, 2018

Komisioneri europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Johanes Hahn do të vizitojë të hënën e ardhshme Kosovën për të biseduar me autoritetet vendase mbi marrëdhëniet me Serbinë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare dhe ato serbe, sipas të cilave në fokus të vizitës së Hahn do të jetë taksa e vendosur nga Prishtina për produktet serbe.

Burimet nënvizojnë se pritet që komisioneri të përsërisë qëndrimin e Bashkimit Europian që taksa të hiqet dhe për këtë qëllim ai do të takohet edhe me zyrtarët e doganave. Pak ditë më parë, kryeministri Haradinaj deklaroi se Kosova nuk do të përkulet përpara presioneve ndërkombëtare dhe se taksa do të hiqet vetëm kur Serbia të njohë pavarësinë./abcnews.al