“Jelekët e verdhë” protestojnë në Bruksel

schedule22:53 - 30 Nëntor, 2018

schedule 22:53 - 30 Nëntor, 2018

Protesta e “Jelekëve të Verdhë” u spostua të premten në Bruksel, ku policia ndaloi rreth 60 persona, 4 prej të cilëve u mbajtën në gjendje arresti. Forcat e rendit përdorën gaz lotësjellës për të shpërndarë manifestuesit, rreth 300 vetë, që ishin mbledhur në perimetrin e institucioneve federale, ku ndalohet çdo lloj korteu. Një zëdhënëse e policisë belge deklaroi se agjentët iu përgjigjën manifestuesve pasi këta të fundit gjuanin me gurë ndaj tyre.

Por “Jelekët e Verdhë” thanë se ishte policia ajo që nisi aktet e dhunës. Gjatë trazirave u dogjën dy automjete policie dhe kryebashkiaku i Brukselit, Filip Kloze paralajmëroi se kushdo që proteston jashtë perimetrit të caktuar do të ndalohet. Ndërkohë, në Paris dështoi takimi mes përfaqësuesve të protestuesve që kundërshtojnë rritjen e çmimit të karburanteve dhe kryeministrit Eduard Filip. Shkak u bë refuzimi i kreut të qeverisë që takimi të transmetohej online. Nga Buenos Airesi, presidenti Emanuel Makron përjashtoi sërish tërheqjen nga plani i tij për rritjen e çmimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!