Monitoruesit në kërkim të gjuetarit të paligjshëm: Vrau dhinë e egër në Malin e Gramozit: Po shkon drejt Ersekës

schedule11:00 - 23 Gusht, 2021

schedule 11:00 - 23 Gusht, 2021

Edhe pse gjuetia e disa kafshëve të egra është e paligjshme për shkak se rrezikut të zhdukjes së tyre, ky fenomen vijon të jetë shqetësues në vendin tonë.

Së fundmi shoqata për mbrojtja dhe ruajtja e mjedisit natyror në Shqipëri ka publikuar një rast flagrant të gjuetisë së paligjshme të dhisë së egër në Malin e Gramozit.

Mësohet se një gjuetar ka vrarë një dhi të egër në anën greke të Malit të Gramozit. Gjuetari i paligjshëm aktualisht është drejtuar në anën shqiptare të këtij mali, ku do t’i duhet rreth dy orë për të arritur në fshatin më të afërt të zonës së Ersekës.

Ndërkohë ekipi i PPNE bën thirrje banorëve që nëse e shikojnë gjuetarin të njoftojnë policinë.

Njoftimi i policisë:


URGJENCË! – VRASJA E NJË DHIE TË EGËR NË MALIN GRAMOZ

Nëpërmjet një njoftimi nga shoqata partnere Balkan Chamois Society, jemi vendosur në dijeni të në një rasti gjuetie të paligjshme në anën greke të Malit Gramoz, ku është vrarë një individ i dhisë së egër (Rupicapra rupicapra balcanica).

Gjuetari i paligjshëm aktualisht është drejtuar në anën shqiptare të këtij mali, ku do t’i duhet rreth dy orë për të arritur në fshatin më të afërt të zonës së Ersekës.

Ekipi ynë i bën thirrje çdo banori që në rast se bie ne kontakt ose vëzhgon dikë që i përafrohet individit në foton e mëposhtme, të kontakojë menjëherë Policinë e Shtetit në numrin 129.

Ju bëjmë me dije se institucioni i Policisë së Shtetit është vendosur në dijeni nga ekipi ynë dhe se është në pritje të çdo raportimi mbi këtë rast.

Balkan Chamois Society “ thuhet në njoftim. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!